RAJONI/Marrëveshje bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë për turizmin

RAJONI/Marrëveshje bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë për turizmin

74
0
Shares

Shqipëria dhe Serbia kanë firmosur  sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit e cila është pozitive për të dyja palët. Memorandumi midis dy vendeve, pritet të përfshijë  promovimin e përbashkët të turizmit mes Shqipërisë e Serbisë, programe arsimore, aftësimi profesional të personelit, si dhe studime dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit.

Pas kësaj marrëveshje dypalëshe, Ministri Klosi dhe homologu i tij serb Rasim Lajić shprehën vullnetin për oferta të përbashkëta rajonale me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Klosi: Shpresoj shumë që ky aktivitet i përbashkët i nisur nga tur operatorët për shkëmbimin e eksperiencave dhe paraqitjes së ofertave të përbashkëta të gjejë mbështetjen e administratave tona publike.

Lajić: “Nuk ka rrugë më të mirë se sa turizmi dhe eksperiencat personale që mund të kenë njerëzit për të tejkaluar cdo pengesë”

Gjatë vizitës në Beograd, Ministri Klosi gjithashtu mori pjesë edhe në takimin e dytë të nivelit të lartë të samitit të pyjeve midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore. Klosi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në rikthimin e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY