VIDEO E XHAFAJ/A është kontaktuar PD nga Prokuroria

VIDEO E XHAFAJ/A është kontaktuar PD nga Prokuroria

55
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka deklaruar se prokuroria nuk e ka kontaktur Partinë Demokratike, pas publikimit të një audio përgjimi, i cili sipas kësaj partie, është një bisedë e një trafikanti me vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj. Bardhi u shpreh se prokuroria nuk ka kërkuar provat nga PD, sepse është nën urdhrat e Ramës dhe Xhafajt.

Bardhi: Sot që flasim prokuroria është nën urdhrat e Xhafajt.

Fevziu: A ju ka kontaktuar prokuroria?

Bardhi: Nuk na ka kontaktuar.  Nuk ka zbatuar ligjin anti mafia, nuk ka hetuar Fatmir Xhafajn. Ju e dini si ka dalë informacioni. Prokuroria nëse nuk bën teatër, kryen procedura zyrtare. Ministri ka përgjegjësi ligjore, ministri i brendshëm ka për detyrë të godasë trafikun e drogës. Nuk presim që Xhafaj ta bëjë këtë për vëllain e tij. Ai e di që vëllai bën trafik, është i dënuar dhe është subjekt i ligjit Antimafia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY