Debatet në televizione, të gjithë parashikojnë dorëheqjen e Xhafës

Debatet në televizione, të gjithë parashikojnë dorëheqjen e Xhafës

75
0
Shares

Pothuajse të gjithë gazetarët që janë përfshirë në debate televizive këtë mbrëmje parashikojnë një dorëheqje të shpejtë të Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

I ftuar në “Studio e Hapur” në Neës24, gazetari Mentor Kikia tha se është i bindur se PD do të nxjerrë prova të tjera nëse ministri Xhafaj nuk reflekton, shkruan BalkanËeb

“Kjo çështje do marrë vëmendje. Jam i bindur që PD ka më shumë se kaq që publikoi sot, po nuk pati reflektim nga ministri do të nxjerrin të tjera gjëra.

PS, kam përshtypjen që i ka hapur rrugë  alterantivës që Xhafaj të japë dorëheqjen nëse kjo është e vërtetë. Ndryshe nga sa ndodhi me Tahirin, për të cilin ishin të prerë,” tha Kikia.

Sipas tij, Xhafaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen në një kohë kur provomon Vettingun brenda policisë dhe i kërkon punonjësit më të thjeshtë të policisë që të tregojë se çfarë bëjnë familjarët e tij, shkruan BalkanËeb.

Ndërsa gazetarja e kronikës, Klodiana Lala tha në të njëjtin emision se bazuar tek burime pranë prokurorisë shumë shpejt do të nisin verifikimet për vëllain e Xhafajt. Ndërkohë ajo theksoi se nëse ky audio-përgjim është i vërtetë, moralisht Xhafaj është i rënë.

Lala tha se do të jetë Prokuroria e Përgjithshme ajo që do të caktojë se kujt prokurorie do ia ngarkojë këtë hetim.

“S’dihet nëse është bërë me vendim gjykate, nëse do kishim përgjim me vendim gjykate do duhet rë kishim dhe hetim penal ndaj Agron Xhafajt, për të parë rolin e tij, s’dimë nëse vjen nga SHISH, PD ka lënë shumë pikëpyetje të hapura. Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, duhet të jemi të kujdesshëm, do duhet që prokuroria të cel hetim penal për të gjetur origjinën e këtij përgjimi dhe më pas rolin e secilit. Mua nga Prokurorja me kane lene te kuptoj dhe me kane thene se duke parë me vëmendje të gjitha zhvillimet, së shpejti do ketë veprime konkrete lidhur me këtë dhe kështu do mësohet kush është organi ligjzbatues qe ka bashkepunuar

Nëse rezulton i vërtetë kemi një përfshirje të Agron Xhafajt në veprimtari kriminale.
Fatmir Xhafaj moralisht është i rënë, juridikisht mbetet për t’u parë. Agron Xhafaj mund të jetë përgjuar nga vetë grupet kriminale që bëjnë përgjime shantazhuese, por jemi në terrenin e dyshimeve”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY