Shqiptarët dhe në Gjermani,kapet 1 ton kokainë

Shqiptarët dhe në Gjermani,kapet 1 ton kokainë

173
0
Shares
Foto Ilustruese

Hetuesit gjermane ne Mynich  kanë kapur një bandë ndërkombëtare të trafikantëve të drogës dhe konfiskuan gati një ton kokainë.

Siç raportohet nga Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të hënën, dymbëdhjetë të dyshuar kryesisht nga Shqipëria u arrestuan. Droga u kontrabandua në kuti bananesh.

Identitet e personave të arrestuar, nuk dihen akoma.

Nga hetimi rezulton  se një total prej rreth 1.8 ton kokainë ishte tregtuar nga grupi i trafikanteve për një vlerë tregu prej 400 milionë eurosh.

Hetuesit folën për një “goditje të ndjeshme” kundër krimit të drogës dhe pritet të japin detaje rreth aksionit të mërkurën, raportojnë mediat lokale.  Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann do të paraqesë detaje dhe sfondin e hetimeve paraprake të mërkurën më 16 maj në ora 12.30 në Mynih, bashkë me zyrtarë nga grupi hetimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY