Cristiano Ronaldo,i qetë në Botëror, shmang burgun falë parave

Cristiano Ronaldo,i qetë në Botëror, shmang burgun falë parave

70
0
Shares

Mes pagës strasferike dhe sponsorëve gjigantë, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona, kur në mes është dhe fjala ‘burg’.Portugezi, që kohët e fundit ka rënë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit, ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara.

Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal.

Ronaldo ka pranuar që të marrë pësipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro(për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg, përcjell TCH.

Por ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit. Sipas të njejtit burim, Ronaldo ka kërkuar edhe përfshirjen e Realit në këtë çështje, por këta të fundit kanë përjashtuar kategorikisht, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY