AKU padit dy kompani të mëdha të importit të miellit ‘fake’

AKU padit dy kompani të mëdha të importit të miellit ‘fake’

91
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kallëzuar në Prokurori dy nga kompanitë më të mëdha importuese të miellit në vend, “Vëllezërit Hallaçi” dhe “Besniku sh.p.k” të cilat kanë manipuluar përqindjen e proteinave në miell duke e shitur atë si miell për bukë.

AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve me aktivitet ekonomik “Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i miellrave të llojeve të ndryshme, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre”, të cilat produktin “Grurë” dhe produktin “Miell” e importojnë nga vendet e tjera, kryesisht nga vend-origjina (Rusia, Serbia, Italia etj…) duke i sjellë këto produkte ushqimore në territorin Shqiptar, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar ose në mënyrë të jashtëligjshme, thuhet në njoftimin e AKU në lihje me padinë.

Sikurse thuhet në kallëzim, gjatë inspektimit u konstatua se ka një mospërputhje të madhe në lidhje me deklarimin e % së proteinës së miellit të grurit në dokumentacion shoqërues doganor si dhe në etiketën e produktit të paketuar, me rezultatet e analizave laboratorike që kanë rezultuar gjatë analizimeve të bëra nga speacialistët e laboratorit.

Në vijim theksohet se të dyja kompanitë Vëllezri Hallacci dhe Besniku sh.p.k kanë bërë importimin e produkteve të miellit të Grurit nga Shteti i Kosovës, nëpërmjet deklarimit të rremë në pikat kufitare në lidhje me cilësinë e produktit të miellit të grurit, duke e futur këtë produkt në territorin shqiptar jo me cilësinë e duhur së pasqyruar në dokumentacion doganor dhe në etiketën e produktit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY