SPORT/Gjendet zëvendësuesi i Wenger

SPORT/Gjendet zëvendësuesi i Wenger

61
0
Shares

Karriera 22 vjeçare e Arsene Wenger te Arsenal, ka përfunduar zyrtarisht dje me fitoren 0-1 në udhëtim te Huddersfield, me një gol të shënuar nga sulmuesi i ardhur nga Dortmund, Pierre Emerick Aubameyang.

Edhe pse Wenger nuk eshte ngritur akoma nga pankina, thashethemet për zëvendësimin e tij ka qenë shumë aktuale ditëve të fundit.

Në mediet e huaja është spekuluar për shumë emra, si Patrick Viera, Thierry Henry, Carlo Ancelotti, Max Allegri e Mikel Arteta.

Por, raportimet e fundit nxjerrin favoritin kryesor Mikel Artetan për të marrë drejtimin e Arsenalit, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kësaj skuadre.

Emri tjetër për të cilin po flitet, është edhe ai i Brendan Rodgers, trajneri të Celtic, i cili në Premierligë ka drejtuar skuadra si Swansea dhe Liverpool.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY