Ministri i Merkel nuk jep asnjë shpresë për hapjen e negociatave: Problem...

Ministri i Merkel nuk jep asnjë shpresë për hapjen e negociatave: Problem mbetet korrupsioni dhe krimi i organizuar

43
0
Shares

Ministri për Evropën che Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në një konferencë për median me ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth.

“Besojmë fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE”, u shpreh Bushati.

“Po verifikojmë arritjet në bashkëpunim me Bundestagun dhe pas kësaj do të pozicionohemi për negociatat. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë. E mendoj mjaft mirë se cfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj. Pres prej qeverisë që të vijojë politikën e reformave, pres edhe prej opozitës të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Dje bisedova me Bashën, një bisedë mjaft e mirë, sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në cështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm”, tha ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY