PASURIA/ Edi Rama “parte time” kryeministër, fitimet më të mëdha nga shitja...

PASURIA/ Edi Rama “parte time” kryeministër, fitimet më të mëdha nga shitja e pikturave – Linda Rama vazhdon “të privatizojë” Surrelin

154
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në formularin e deklarimit vjetor të pasurive të ardhura 3.8 milionë lekë nag shitja e punës artistike.

Në formularin e publikuar nga shqiptarja.com rezulton se edhe i biri, Gregor Rama ka pasur një vit të mirë në këtë fushë.

Ai ka fituar nga shitja e veprave të artit 28 mijë euro.

Kryeministri ka shitur gjithashtu një shtëpi të privatizuar në vitin 1993 në shumën 5 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat nga paga i ka pasur 2 milionë lekë.

Së bashku me bashkëshorten, Linditën, Rama ka shlyer 4853 euro të një kredie prej 80 mijë eurosh të marrë në vitin 2013. Atij i ka ngelur ende pa shlyer edhe 26 mijë euro.

Linda Rama ka deklaruar të ardhura nga paga si eksperte në shumën 1.8 milionë lekë, ndërsa të ardhura nga honorarët dhe nga qeraja e një apartamenti 3.9 milionë lekë.

PASURIA E FAMILJES SË KRYEMINISTRIT

Edi Rama

Shitje e apartamentit të privatizuar në vitin 1993 në vlerën 5 milionë lekë

Të ardhura nga paga 2 milionë lekë

Të ardhura nga puna artistike 3.8 milionë lekë

Ka shlyer 4853 euro nga kredia 80 mijë euro e marrë në 2013. Ka ende pa shlyer 26 mijë euro

Linda Rama

Blerje tokë në Surrel 2.240 m2 6.9 milionë lekë

Të ardhura nga paga si eksperte 1.8 milionë lekë

Të ardhura nga honorarë 1.2 milionë lekë

Të ardhura nga qiraja e apartamentit 2.7 milionë lekë

Gregor Rama

Të ardhura nga shitja e veprave të artit 28 mijë euro

Paguan qeranë 432 mijë lekë

Marrë hua 400 mijë lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY