DETAJE & FOTO GALERI/ Elbasan, ja kush janë dekani i fakultetit dhe...

DETAJE & FOTO GALERI/ Elbasan, ja kush janë dekani i fakultetit dhe 2 pedagoget e arrestuara

221
0
Shares

Nje operacion policor kunder korrupsionit ka vene ne pranga 7 persona ne Elbasan, mes te cileve dekanin e fakultetit ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, dy pedagogë  dhe kater seksere.

Njoftimi i plotë

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor zhvilluan operacionin e koduar “Dekani”.

“Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve”, tha policia.

Të arrestuarit janë

1 –      Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë  Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2 –      Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan,  me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3 –      Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4 –      Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5 –      Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6 –      Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7 –      Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

“Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr. 315, datë 08. 05. 2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal,  “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike””, sqaron policia.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY