EMRAT/ Tiranë, vrasje të mbetura në tentativë, arrestohen dy të rinjtë

EMRAT/ Tiranë, vrasje të mbetura në tentativë, arrestohen dy të rinjtë

74
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj. Në pranga ka rënë Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shuaipi  në datë 16. 02. 2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me një person tjetër ka plagosur me armë zjarri dy persona me inicialet Gj. P., dhe R. H.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës,  i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky Tahiri më datë 15. 12. 2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY