Gjermani, arrestohet shqiptari, po trafikonte 14 kg heroinë së bashku me një...

Gjermani, arrestohet shqiptari, po trafikonte 14 kg heroinë së bashku me një turk

141
0
Shares

Gjatë hetimeve më intensive të Policisë Kantonale në Thurgau, në bashkëpunim me autoritetet e hetuesisë në Köln të Gjermanisë, nga fundi i muajit prill është mundësuar arrestimi i një shtetasi 43-vjeçar turk dhe një shqiptari 48-vjeçar në Gjermani

Policia Kantonale e Thurgaut, në bashkëpunim me Prokurorinë në Kreuzlingen, ka konfiskuar 14 kilogramë heroinë në një vlerë të përgjithshme prej dy milionë frangash.

Gjatë një kontrolli në nëntor të vitit të kaluar, në vendkalimin kufitar Kreuzlingen, nëpunësit doganorë kanë gjetur katër kilogramë heroinë në veturën e një turku 42-vjeçar.

Policia e arrestoi menjëherë turkun dhe me urdhër të Prokurorisë në Kreuzlingen, e konfiskoi drogën.

Vetura e turkut është konfiskuar në Zvicër. Gjatë kontrollit të saj, autoritetet zvicerane gjetën dhjetë kilogramë heroinë.

Deri më tani janë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë heroinë me kualitet të lartë. Vlera e shitjes nëpër rrugë arrin shifrën prej dy milionë frangave. albinfo.ch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY