DETAJE/ I masakroi me thikë i biri, mjeku tregon gjendjen e çiftit...

DETAJE/ I masakroi me thikë i biri, mjeku tregon gjendjen e çiftit – Nënës ende s’i kanë thënë se djali u vdiq

149
0
Shares

Një 25-vjeçar u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, pasi masakroi me thikë babanë dhe nënën në shtëpinë ku jetonin prej 10 ditësh në Tiranë.

Burrë e grua, që u masakruan me thikë nga i biri mbrëmjen e së shtunës, i janë nënshtruar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Babai i viktimës, 66-vjeçari Ermir Skrapari, ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe po mbahet në reanimacion.

Ai është goditur disa herë në bark dhe në qafë nga i biri. Mjekët thonë se goditjet në bark i kanë dëmtuar disa organe.

Ndërsa më e stabilizuar paraqitet gjendja e nënës së 25-vjeçarit, shtetases Anila Skrapari, 55 vjeçe.

Ajo ka marrë një goditje në qafë e megjithëse plaga ka qenë e thellë, mjekët kanë mundur të ndërhyjnë në kohë duke bërë që të ndërpritej hemorragjia që mund t’i kushtonte jetën.

Por ajo ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë.

“I plagosuri ka pasur disa plagë të lokalizuara në zonën e barkut dhe të qafës. Ka disa dëmtime në organet e brendshme të barkut. Gjendja e përgjithshme është e stabilizuar, ndërkohë do kalojë në pavijon gradualisht për të vazhduar terapinë e mëtejshme. Ndërsa zonja ka një dëmtim në qafë, një hematomë të madhe në regjionin e qafës”, shprehet kirurgu që kreu ndërhyrjen kirurgjikale të 66-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY