VIDEO/ Basha: Zgjedhje të parakohshme me qeveri antimafie

VIDEO/ Basha: Zgjedhje të parakohshme me qeveri antimafie

81
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar sot largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij si një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ajo që duhet dhe i hap rrugë drejtësisë është dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Edi Rama është provuar tani si pengesa e vetme në BE dhe zgjidhja është largimi i Ramës dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha nga selia blu, para gazetarëve.

“Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, tha kreu opozitar, është konfirmim se është lojë e të dyve bashkë. Saimir Tahiri rezistoi; Rama i ktheu deputetët në gjyqtarë; Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për të shkatërruar provat kyçe dhe transferoi thasët me euro. E vetmja gjurmë janë 860 mijë eurot në makinën e Orest Sotës. Sot të gjithë e kanë të qartë pse Edi Rama nxitoi të kapte Prokurorin e Përgjithshëm. U eliminua dëshmitari kyç i bandës së Habilajve, ai që bënte pagesat, Nazer Seiti. Askush nuk është vënë para drejtësisë.

Pas presionit të drejtpdrejtë nga Gjermania u dorëzua mandati, por Tahiri mbetet në dorë të Edi Ramës dhe Rama në dorë të Tahirit.

A ka njeri ta besojë se Tahiri do të kanalizonte vendin pa bekimin e Ramës? Sepse Ramë si duheshin milionat për të blerë zgjedhjet dhe ndaj pengon me çdo kush zbardhjen e së vërtetës në komisionint hetimor Tahiri.

Tahiri është një levë, një mashë që Rama e përdori të kanabizojë Shqipërinë. Skema vazhdon me tonelatat e skefeve të kanabisit mëngjes për mëngjes e darkë për darkë.  Xibraka dhe Maminasi janë provat e fortë.

Ajo që duhet dhe i hap rrugë drejtësisë është dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias. Edi Rama është provuar tani si pengesa e vetme në BE dhe zgjidhja është largimi i Ramës dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur vendredi 4 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY