Vetting-ut i ikin 200 policë, 3 ditë nga limiti ende shumë policë...

Vetting-ut i ikin 200 policë, 3 ditë nga limiti ende shumë policë nuk deklarojnë

73
0
Shares

Tre ditë nga skadimi i afatit për dorëzimin e formularëve të vettingut në radhët e policisë, një numër i konsiderueshëm efektivësh nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka vendosur që zyrat e dorëzimit të formularëve të qëndrojnë hapur edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që do ketë edhe tolerime për gabime njerëzore.

“Ne jemi koshient që dikush mund të shkruajë gabim një shifër ose një të dhënë prandaj askush nuk duhet të frikësohet apo stresohet, edhe ai që ka punuar në mënyrë informale apo në emigracion, e rëndësishme është të deklarojnë rrethana të vërteta”, shprehet Julian Hodaj, zv\ministër i Brendshëm.

Por po ashtu një numër i lartë punonjësish policie dhe gardës së republikës që shkon deri në 200 këto kohë kanë dhënë dorëheqjen duke iu shmangur vettingut.

Burime nga policia thonë se shumica janë efektiv në prag të pensionit që përfitojnë edhe pensionin suplementar. Ndërkohë ministria e Brendshme hedh poshtë aludimet se dy punonjësit e policisë në Fier dhe Shkodër që i dhanë fund jetës, të jenë vetëvrarë si pasojë e presionit mbi Vetting-un.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY