PISTAT/ Prokuroria heton hyrje-dalja e Tahirit, u regjistrua në shtetin e huaj...

PISTAT/ Prokuroria heton hyrje-dalja e Tahirit, u regjistrua në shtetin e huaj por jo në Shqipëri

102
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se administron letërporositë nga Italia dhe Greqia në lidhje me hetimet ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.

Burime nga akuza sqaruan se në këto letërporosi janë administruar disa prova të reja të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe që janë të vlefshme deri në korrik 2018.

Njëra prej provave që pretendon se ka Prokuroria dhe që mund të faktojë lidhjen e Tahirit me bandën “Habilaj” duket se është një prej daljeve jashtë Shqipërisë nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Në fakt, politikani i cili dha dje dorëheqjen nga funksioni i deputetit dyshohet se nuk është regjistruar në sistemin TIMS shqiptar për daljen dhe rikthimin e tij në vend.

Dyshohet se një gjë e tillë është zbuluar nga fakti se në sistemin e vendit të huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e Tahirit është regjistruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY