EMRAT/ Bulqizë, aksidentohet minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku

EMRAT/ Bulqizë, aksidentohet minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku

74
0
Shares

Pas aksidentit të rëndë ku u plagos një minator, Policia e Shtetit ka arrestuar inxhinierin dhe teknikun e minieres për vepren penale te shkeljes së rregulave të mbrojtjes ne punë.

Njoftimi i Policisë

Me datë 03. 05.2 018, në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë,në galerinë nr. 10, të subjektit Minerar “Kaprolla”sh p k , gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi B. P., 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Jakup Gurra, 61 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere) Nerim Livani, 57 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë teknik miniere). Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, parashikuar nga neni 289, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY