Itali, drogë me avion nga Shqipëria, superoperacioni i madh policor në Bolonja,...

Itali, drogë me avion nga Shqipëria, superoperacioni i madh policor në Bolonja, prangosen edhe shqiptarë

167
0
Shares
Foto Ilustruese

Mediat italine raportojnë se është në zhvillim një aksion i madh policor që nga orët e para të kësaj të premte për goditjen e një grupi kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali. Aty, më pas shitet në doza të vogla.

Shtatë arrestime, disa kilogramë kokaine, marihuane dhe hashashi gati për t’u shpërndarë, një avion privat i sekuestruar: Ky është bilanci i një superoperacioni në vazhdim në Itali që ka nisur në agim të së premtes i udhëhequr nga Karabinieria e Riccione nën drejtimin e Antimafias-s së Bologna.

Media italiane njofton se bëhet fjalë për një rrjet të përbërë nga shtetas shqiptarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës në Itali dhe veçanërisht në rivierën romanjole.

Droga mbërriti nga Shqipëria nëpërmjet një avioni të vogël që u sekuestrua.

Në aksion marrin pjesë karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e atimafies së Bolonjës.

Janë shtatë masa-arresti me burg që pritet të ekzekutohen. Sipas mediave italine, grupit i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, marijuhane dhe hashashi gjatë hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY