“Gomonia me 2.5 ton kanabis, kaloi nën hundën e radarëve shqiptarë”

“Gomonia me 2.5 ton kanabis, kaloi nën hundën e radarëve shqiptarë”

72
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka akuzuar policinë shqiptare për skafin me 2.5 ton kanabis të kapur një ditë më parë në Itali. Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Alibeaj u shpreh se skafi me drogë sfidoi policinë dhe radarët e Shqipërisë duke shkuar deri tek brigjet italiane, ku aty u kap nga Guarda di Finanza.

“Gomonia me 2.5 ton kanabis kalon nën hundën e policisë shqiptare dhe është kapur vetëm nga autoritetet italiane në brigjet italiane. kjo është e disata herë që mjetet lundruese të nisura nga Shqipëria me tonelata droge kapen nga Guarda di Finanza duke sfiduar policinë dhe radarët shqiptarë“, tha deputeti demokrat.

Alibeaj akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për sasitë e mëdha të kanabisit që trafikohen nga vendi ynë.

“Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur ky vend qeveriset nga një Kryeministër që vëllai i të cilit është i përfshirë në trafik droge. Gomonia me 2.5 ton drogë kalon pa u ndaluar nga askush pasi ish-ministri i Brendshëm dhe e gjithë kupola e policisë u vu në shërbim të Habilajve. Kjo ndodh në këtë vend ku ministri i kapur në trafik droge mbrohet me kartonat e Ramës. Vet Edi Rama është koka e trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri“, deklaroi deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më parë, policia italiane kapi një skaf me 2.5 ton kanabis sativa dhe arrestoi 4 shqiptarë. Sipas autoriteteve italiane, vlera e kësaj sasie droge shkon në 20 milionë Euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY