EMRI/ Shkodër, i hap kokën me çekiç bashkëjetueses, prangoset 69-vjeçari

EMRI/ Shkodër, i hap kokën me çekiç bashkëjetueses, prangoset 69-vjeçari

70
0
Shares
Foto Ilustruese

Nga Specialistët  për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP., Shkodër, u bë arrestimi i Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky person, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S. Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qëlluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,   parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY