Imami dhe Topalli, përpjekje të ndikojnë Kongresin kundër Bashës

Imami dhe Topalli, përpjekje të ndikojnë Kongresin kundër Bashës

103
0
Shares

Themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha sonte se Basha, nuk është kryetari i PD-së, por kryetari i Republikës së Re, që nuk do të vijë kurrë në Shqipëri. Imami dhe Topalli kanë sulmuar më rreptë se cdo herë tjetër kryetarin e PD-së ndërkohë që ka vetëm dy ditë që të mbahet Kongresi i kësaj partie. Të dy ish-drejtuesit e lartë të PD po bëjnë përpjekje që të ndikojnë kongresin për ta kthyer atë në një kuvend kundër Bashës dhe drejtimit të tij në PD.

Pjesë nga dialogu:

Imami: Z. Basha është kryetar i Republikës së Re që nuk do të vijë asnjeherë në pushtet në këtë vend. Ky është fat i keq për PD, por fati i madh që nuk vjen një Republikë e Re. Ai është vetëshpallur kryetar i Republikës së Re, nuk është kryetar i Partisë Demokratike.

Më tej, Imami foli edhe për mbledhjen e Kongresit të Partisë Demokratike, që sipas tij do të jetë një shoë ku do të flasin vetëm disa fshatarë dhe më pas vetë kryetari Basha.

Imami: Jam aksidentalisht ende në PD. Plani për asgjesimin e fribrës ka egzistuar që në vitin 2014, ndërsa unë kam mbetur atje aksidentalisht pasi kam drejtimin e një fondacioni në PD. Ky kongres është thjesht një gjë për të hequr vemendjen nga lobimi në SHBA. Unë kam bindjen që nuk e lejuan z.Basha ta bënte këtë lëvizje. Thjesht është një kuvend për të tërhequr vëmendjen dhe nuk ekziston asnjë kuvend vetëm për statutin . Nuk kemi pasur deri më tani kuvend për statutin, është hera e parë dhe plus nuk ka asnjë ndryshim, është kot. Në kongres nuk ka diskutime, do flasin ca punonjës dhe pastaj do flasi në fund vetë Basha, si ato kongresët e ish Bashkimit Sovjektik, do flasë një fshatar që ka prodhuar grurë. Do flasin 3-4 njerëz nga fusha të ndryshme, dhe në fund kryetari i partisë, kaq. Kisha në plan të shkoja, që të mbaja fjalimin tim, as në Këshillin Kombëtar nuk u lejuam të flasim . U vendos më shumë votash që mos të flasim.

Ndërkaq Jozefina Topalli ka thelluar akuzat ndaj Bashës duke deklaruar në vijim të debatit se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i kapur dhe ka interesa ekonomike të lidhura ngushtë me oligarkët, prandaj nuk mund të bëjë opozitë. Sipas Topallit, Basha është i kapur nga oligarkët, nuk flet për kullat që po ndërtohen, ka shumfishuar fitimet e kompanive të kunatit të tij dhe nuk bën opozitë kundër Erion Veliajt.

“Përse është kaq komod në opozitë Lulzim Basha? Përse ndodh që bizneset shqiptare mbyllen sepse falimentojnë, ndërkohë që numri i bizneseve të familjes së Lulit shumfishohet? Si ka mundësi që bizneset shqiptare mezi mbijetojnë, ndërkohe që fitimi i bizneseve të kunatit rritet. Përse nuk guxon të përmendë Kastratin apo Samir Manen? A janë ata pagatorë të rrethit të Lulzim Bashës? A marrin para kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës nga kompanitë e këtyre biznesmenëve? Përse nuk flet ai për kullat që ndërtohen në Tiranë? Sa afër është ai me Erion Veliajn? Përse nuk bën opozitë me Erion Veliajn? Përse nuk flet për kullat? Përse nuk përmend emrat e oligarkëve? Përse është kaq komod Lulzim Basha në opozitë?”

Topalli tha gjithashtu se kryetari i opozitës është i kapur edhe nga kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY