Shkodër, fyejnë e kundërshtojnë gjyqtaren, babë e bijë përballen me policinë

Shkodër, fyejnë e kundërshtojnë gjyqtaren, babë e bijë përballen me policinë

67
0
Shares

Një gjyqtare e gjykatës së shkallës së parë Shkodër ka rënë pre e fyerjeve dhe kundërshtimeve të dy shtetasve. Ngjarja ka ndodhur kur në gjykatën e Shkodrës po zhvillohej një seancë gjyqësore. Në këtë mënyrë forcat e policisë kanë arrestuar shtetasin G. A., vjeç 65 banues në Shkodër ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë vajza e tij, shtetasja E. Ë., vjeç 33 banuese në Austri. Babë e bijë nuk kanë qenë dakord me gjyqataren ndaj kanë reaguar ashpër ndaj saj duke e fyer dhe kundërshtuar brenda në gjyq.

Kjo ka bërë që seanca gjyqësore të ndërpritet dhe të njoftohet policia. Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i 65 vjeçarit ndërsa vajza e tij po procedohet në gjendje të lirë, shkruan, Shkodra News.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Më datë 28. 04. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., vjeç 65, banues në Shkodër, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për vajzën e tij, shtetasen E. Ë., vjeç 33, banuese në Austri, pasi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në një seance gjyqësore, kanë kundërshtuar dhe fyer gjyqtaren. Neni 316 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY