“Mosbashkëpunimi i kritikëve me Bashën, problemi i vullnetit të tyre”

“Mosbashkëpunimi i kritikëve me Bashën, problemi i vullnetit të tyre”

77
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se projekt-statuti që u diskutua në Këshillin Kombëtar dhe që do të miratohet në Kuvendin e thirrur të dielën 29 prillit, është një dokument që sanksionon rregulla demokratikë të funksionimit të kësaj force politike.

Paloka thotë se bashkimi dhe sheshimi i zërave kritik kurrsesi nuk mund të garantohet vetëm nga një dokument siç është statuti, por sipas tij kërkohet vullnet nga të gjithë palët.

Bashkimi dhe afrimi i njerëzve është çështje vullneti pastaj i gjithësecilit. Sa për kritikët e Bashës, janë shprehur jo vetëm tani por edhe më parë se nuk duan të bashkëpunojnë mne Bashën. Prandaj e them që është çështje vullneti. Nuk është normale e përsëris, aq më tepër për figura që me vite edhe kanë kontribuar por edhe kanë marrë shumë nga PD”, thotë Paloka.

Listat ishin burimi i përçarjes dhe debatit brenda PD, e ky problem sipas Palokës gjen zgjidhje në statut.

Ju jep mundësinë reale anëtarëve të BE të zgjedhin ata se nga kush duan të përfaqësohen qoftë në strukturën e PD por ajo që është më e rëndësishme edhe për kandidatët për deputetë”, thotë Paloka.

Me statutin e ri Kryesia e PD-së tkurret pothuajse me gjysmen e anëtarëve, por Paloka mohon se ky vendim te jetë marrë për të perjashtuar zerat kritik.

Menduam të rikthehemi në numrat e dikurshëm të Kryesisë së PD-së e cila ishte vërtet një organ funksional dhe që merrte dhe ajo vendime të rëndësishme nga ata që quhen kundërshtarët të Bashës, edhe ata e kanë pasur të njëjtin objektiv”, thotë Paloka.

Duke komentuar rikthimin e Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar, nënkryetari i PD-së thote se vendimi nuk duhet të lidhet me emra konkretë, por me vlerësimin e kontributeve.

Përderisa janë të gjithë ish-funksionarë të tjerë, Presidentë, kryeministër, kryetar partie, edhe kryetarët e parlamentit janë figura që kanë dhënë për PD dhe janë nga funksionarët e lartë të PD-së”, thotë Paloka.

Të dielën, më shumë se 7 mijë delegatë do të miratojnë statutin e ri te PD, mbledhje ne te cilën janë ftuar edhe kritiket me te forte te Bashes, si Jozefina  Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi dhe  Majlinda  Bregu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY