“Policia që duam”, shpallet në kërkim polici trafikant droge

“Policia që duam”, shpallet në kërkim polici trafikant droge

119
0
Shares
Foto Ilustruese

Një polic është shpallur në kërkim pasi i është gjetur drogë në makinë. Ai u shpall në kërkim, pasi arriti të shpëtoj se braktisi mjetin.

Policia sekuestroi mjetin e tij në Fushë-Krujë në të cilin është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Deri më tani identiteti i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet e policisë vijojnë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 20. 04. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale S. O. banues në Tiranë, punonjës policie, pasi më datë 19.04.2018, në fshatin Thumanë,  nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S. O., është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë  pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve. Neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY