BLOFI/ Edi Ramës “iu mor fryma” sot për një rekomandim që është...

BLOFI/ Edi Ramës “iu mor fryma” sot për një rekomandim që është dhënë edhe në vitin 2016

112
0
Shares

Fjalimi i Edi Ramës sot, me dozat “e marrjes së frymës”, sjellje të përsëritur (që pas zbythjes për takën e Rrugës së Kombit), për ndonjë që ka memorie të shkurtër, “të fuste” në mendime dhe të bënte të besoje se kishe të bëje me një ditë të veçantë. Ai e quajti 17 prillin “Një kapitull të ri për shtetin tonë” dhe e shiti dhënien e sotme të rekomandimit si hyrje të Shqipërisë në një fazë të re.

Në fakt e vërteta është pak më ndryshe.

E para sepse negociatat nuk janë hapur, por vetëm se Komisioni Europian i ka sugjeruar vendeve anëtare ta bëjnë këtë gjë (mund të ndodhë në qershor apo në dhjetorin e këtij viti).

Dhe e dyta, më e rëndësishmja, që Rama bëri sikur e kishte harruar, është fakti se Komisioni Europian e kishte dhënë edhe njëherë rekomandimin në nëntor të vitit 2016.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave do të kushtëzohet nga progresi që do të bëhet në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për sa i përket rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (i ashtuquajturi procesi Vetting-ut)”, tha Hahn në nëntorin e vitit 2016.

Pra rekomandimi ishte bërë edhe më parë, por me kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Po sot, çfarë të reje ka që e entuziazmoi kryeministrin aq shumë?

Po të lexohet rekomandimi i tanishëm aty nënvizohet pak a shume i njëjti kusht, “Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës në fushën kyçe të sundimit të ligjit, në veçanti në të pesë prioritetet kyçe, dhe duke vazhduar të japë rezultate konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting)”.

Pra rekomandimet ngjajnë si dy pika uji dhe nëse ai do të shërbejë si bazë për hapjen e negociatave do të vendosin vendet anëtare. Atëherë po do të jetë dita për të celebruar realisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY