Në pranga tmerri i Sarandës, këto janë shtëpitë që grabiti

Në pranga tmerri i Sarandës, këto janë shtëpitë që grabiti

74
0
Shares

Një person u arrestua në Sarandë ndërsa u dokumentuan një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë zhvilluar operacionin ”Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Dh.T, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3”, Sarandë.

U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY