Mediat gjermane: Komisioni Evropian rekomandon negociatat për Shqipërinë

Mediat gjermane: Komisioni Evropian rekomandon negociatat për Shqipërinë

186
0
Shares

Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë, sikurse shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë, Komisioni Europian vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Europian.

Në raportin e publikuar nga mediat gjermane, shkruhet se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht negociatat po zhvillohen me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa komisioni kërkon të rekomandojë hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

Por Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm. Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY