Itali, shqiptari kapet me 5 kg kokainë, ja gabimi që e tradhtoi

Itali, shqiptari kapet me 5 kg kokainë, ja gabimi që e tradhtoi

127
0
Shares

Një i ri shqiptar është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine në makinë. Siç bën të ditur policia italiane, në Palermo është prangosur një 28-vjeçar me 5 kilogramë kokainë në makinën e tij.

Por çfarë e tradhëtoi të riun shqiptar, që policia i ushtroi kontroll?

Sipas policisë italianë, shqiptari gabimisht kishte parkuar makinën e tij një ‘Fiat 500’ në vendin e gabuar.

Shqiptari e kishte vendosur mjetin, në vendin e përcaktuar për personat me aftësi të kufizuar. Kjo ka bërë që ai të denoncohet.

Kur policia ka mbërritur tek parkingu ka ushtruar kontroll në mjet, duke gjetur dhe kokainën të ndarë në disa pako.

Menjëherë i riu shqiptar është prangosur, ndërsa droga është sekuestruar si provë materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY