FOTO & EMRI/ Tiranë, grindet me vëllanë për pronën, tenton ta varsh...

FOTO & EMRI/ Tiranë, grindet me vëllanë për pronën, tenton ta varsh me pistoletë

265
0
Shares

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy personave, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Në fshatin Baldushk personi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij shtetasin L. L., 48 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë së bashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18  fishekë luftarakë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat  penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati nr. 1 i Policise Tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY