VIDEO/ Mosbindja civile, Basha: Alternativë edhe djegia e mandateve

VIDEO/ Mosbindja civile, Basha: Alternativë edhe djegia e mandateve

85
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ulur në kryqëzimin e Vorës së bashku me protestuesit e tjerë në kuadrin e mosbindjes civile, dha arsyet pse po protestohet fort dhe sesi do të avancojë aksioni opozitar.

“Rama e ka kapur drejtësinë, tha Basha. Ka bërë shtetrrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, kurse Tahirin, Sotën, Balilin etj i ka të gjithë në liri. Shikoni shtëpinë e Tahirit e të këtyre dhe të kuksianëve. Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!

I pyetur nga mediat, “a do t’i digjni mandatet për të qenë në krah të qytetarëve”, Basha tha se “të gjithë alternativat janë të hapura dhe se do të veprohet hap pas hapi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY