Edi Rama një javë më parë arrogant, sot si pulë e lagur...

Edi Rama një javë më parë arrogant, sot si pulë e lagur me “mungesë intuite”

129
0
Shares

Ne vetëm 7 ditë diferencë, nga seanca në seancë e Kuvendit, kryeministri Edo Rama ka demonstruar  dy sjellje, të kundërta, për një njeri, për më tepër për një kryeministër.

Javën e kaluar, në seancën plenare të Kuvendit, kryeministri bënte arrogantin, kur deklaronte i sigurt për vendosjen e taksës së rrugës. Më se një herë ai hyri në debat me kreun e PD-së, kur mes lojëra fjalësh, mohonte taksimin e dyfishtë nëpërmjet taksës së qarkullimit apo taksës së karburantit, apo kur mes batutave ironike, ju rrëfente banorëve të zonës si nuk mund të përjashtoheshin nga pagesa e taksës, sepse kjo do të ndodhte edhe kur të bëhej me pagesë autostrada Tiranë – Durrës apo të tjera rrugë.

Nuk munguan në seancën e kaluar, por edhe në ditët në vazhdim edhe argumente “e praktikave ndërkombëtare të pagesave”, apo “vetëkënaqësitë” se taksa e tij është me e ulët nga ajo që nuk e vuri PD.

Sot, në seancën e radhës plenare të Kuvendit, kush ka ndjekur seancën e kaluar, nuk do e njihte Edi Ramën.

Ndryshimi ishte i dukshëm që në fjalët e zgjedhura, ku mungonte arroganca, prepotenca por edhe ironia. Dhe jo vetëm kaq, por ai ndryshimin e bëri me ato çka deklarojë, duke gëlltitur ato që deklaroi një javë më parë.

“Na mungoi intuita, për të sqaruar banorët”, u shpreh Rama sot.

Por deklarata që “rroku” duartrokitjet e deputetëve të vetëm socialistë në sallë ishte se “nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen e mundshme për banorët e asaj zone”.

Problemi pas kësaj tërheqje të Edi Ramës mbetet ata protestues të arrestuar e mbetur në burg. Farë do të bëhet me ata pas “mungesës së intuitës” së Edi Ramës. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY