DETAJE/ Prokuroria e Durrësit konfirmon hetimin ndaj Adriatik Llallës, ja 4 akuzat...

DETAJE/ Prokuroria e Durrësit konfirmon hetimin ndaj Adriatik Llallës, ja 4 akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeprokurorin

89
0
Shares

Prokuroria e Durrësit konfirmon hetimin ndaj Adriatik Llallës.

Duke dhënë disa detaje për regjistrimin e kësaj dosje, kjo Prokuroi, zbulon edhe 4 akzuat, për të cilat po hetohet ish-kryeprokurori.

“Lidhur me informacionin e kërkuar nga Ju, për sa mund t’ju sqarojmë pa cenuar sekretin hetimor, Ju vëmë në dijeni se më datë 15. 03. 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 447 të regjistruar në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla për veprat penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’ të parashikuar nga nenet 257/a,  179/a,  287 dhe 248 të Kodit Penal”, njofton zyrtarisht Prokuroria e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY