SKANDAL/ “Edi Rama privatizon edhe Komisionin ‘Tahiri’”

SKANDAL/ “Edi Rama privatizon edhe Komisionin ‘Tahiri’”

87
0
Shares

Kryetari i Komisionit parlamentar Hetimor “Tahiri”, ka reaguar i habitur dhe i revoltuar nga sjellja e fundit shpërqëndruese e kryeministrit Edi Rama: Thirrja vetëm nga deputetët e mazhorancës, të Komisionit hetimor për çështjen e Saimir Tahirit, ngritur me ngulmimin e opozitës.

Edi Paloka e ka konsideruar këtë një skandal, privatizim dhe uzurpim nga qeveria, të parlamentit shqiptar.

Deklaratë e Kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Tahiri”, Edi Paloka

Një tjetër skandal i Ramës me zbatimin e ligjit.

Urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision.

Neni 12 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, thotë:

Pika1. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij nga zv/Kryetari.

E njëjta është përcaktuar edhe në nenin 7 të rregullores:

Pika1: Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij në çdo rast nga zv/kryetari i Komisionit.

Data, ora dhe vendi i mbledhjes së Komisionit, caktohen nga kryetari, pasi këshillohet me zv/Kryetarin.

Si kryetar i Komisionit Hetimor “Tahiri”, informoj gjithë opinionin, se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe të komisionit i kam njoftuar se sot nuk do të ketë mbledhje të Komisionit Hetimor.

Pra, mbledhja e këtij komisioni nga deputetët e Ramës, pa autorizimin e kryetarit, është një shkelje e hapur e ligjit nr. 8891, datë 02. 05. 2002, për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Rama pasi privatizoi shtetin, prokurorinë dhe gjykatat, tani po kërkoj të privatizojë edhe parlamentin shqiptar duke u dhënë urdhër deputeteve të tij, që duke shkelur ligjin të uzurpojnë drejtimin e një komisioni hetimor që është kërkuar nga opozita, për të vërtetuar lidhjet kriminale të kësaj qeverie dhe të vetë kryeministrit Rama me kultivimin dhe trafikun e drogës.

Ky akt skandaloz bëhet me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga një tjetër dhunim i rëndë.

Sot dhjetëra qytetarë shqiptarë të dhunuar nga policia e Ramës dhe prokuroria e privatizuar prej tij, po kërkohet të dënohen vetëm sepse kanë mbrojtur një të drejtë elementare të tyre. Pikërisht për të tërhequr vëmendjen Rama ka urdhëruar shkeljen e ligjit në Komisionin Hetimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY