Bie nga 50 metra lartësi, aksidentohet punonjësi i HEC-it

Bie nga 50 metra lartësi, aksidentohet punonjësi i HEC-it

83
0
Shares

Një 56-vjeçar është plagosur rëndë duke rënë në një greminë rreth 50 metra. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në fshatin Lashkizë të Dibrës.

A. S., 56 vjeç, punëtor në një HEC, ishte duke ecur, dhe sipas të dhënave të para nuk ka qenë duke punuar, është rrëzuar duke rënë rreth 50 metra në një greminë.

Ai është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY