Tjetër protestë në Tiranë: Të gjitha ndërtesat e artit u shkatërruan nga...

Tjetër protestë në Tiranë: Të gjitha ndërtesat e artit u shkatërruan nga Edi Rama, ja cilat janë

163
0
Shares

Një protestë tjetër është zhvilluar sot pasdite në sheshin përpara teatrit kombëtar në Tiranë përmes të cilës shumë artiste dhe njerëz të artit kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e qeveisë për të prishur tetarin  dhe për të ndërtuar atje një kullë dhe në vijim një sistem kullash.

Aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Arben Derhemi  e të tjerë kanë shprehur në fjalën e tyre kundërshtimin ndaj vendimit të Kryeministrit duke ofruar mundësi të tjera për të përmirësuar kushtet e teatrit, pa e shkatërruar atë.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje nëse duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Kam mendimin që ne të dashur të presim. Edhe një apo 2-3 vite. Ne nuk e heqim dot, ai do PPP vetë se s’ka nga të vejë (kryeministri). Pasi të PPP ai vetë do vendosim. Kjo godinë mund të qëndrojë dhe 70 vite të tjera pa vendosur edhe një gozhdë. Të paktën të na lërë të qete”, tha aktori Robert Ndrenika.

Në vijim skenografi Bashkim Zahaj shprehu nevojën e bashkërendimit të tyre me opozitën në protestën që kanë ndërmarrë duke sugjeruar se nuk është kurrfarë kompleksi që t’i kërkojnë opozitës të mbështesë qëndrimet e tyre.

Krijuesi Elvis Hoxha tha se të gjitha ndertesat e artit në Tiranë janë shkatërruar nga qeverisja lokale dhe qendrore e Edi Ramës. Ai tha se të gjitha kinematë u zhduken dhe u zëvëndësuan nga kulla, e njëjta gjë po ndodh me teatrin dhe të gjitha në kohën e Ramës. E njëjta gjë ndodhi me lidhjene shkrimtarëve dhe tani po ndodh edhe me kinostudion si edhe me teatrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY