VIDEO GALERI/ Protesta te Rruga e Kombit, policia u bën pritë protestuesve

VIDEO GALERI/ Protesta te Rruga e Kombit, policia u bën pritë protestuesve

275
0
Shares

Ka nisur protesta e qytetarëve kundër taksës së vendosur nga qeveria e Edi Ramës që nis nga 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit. Mijëra banorë janë mbledhur në qendër të qytetit të Kukësit në mënyrë të organizuar për t’u nisur drejt tunelit të Kalimashit.

Por policia duket se ka vendosur që të bëjë pritë në rrugën e Kombit protestuesve. Aktualisht ka tension mes protestuesve dhe policisë.

Protesta organizohet kundër taksës së vendosur për rrugën. Protesta është thirrur nga këshilli bashkiak dhe është mbështetur nga shoqëria civile dhe të gjitha bizneset, të cilat kanë mbyllur qepenat e tyre. Po kështu me qindra shtetas kosovarë janë nisur nga Kosova për t’iu bashkuar protestës.

Banorët e Qarkut të Kukësit shprehin sot me protestë kundërshtimin  për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike bëhen bashkë sot në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Qytetar: Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme.”

Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, Banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.

Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër.”

Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.

Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.

Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe.”

Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet ti bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për rrugën e Kombit.

Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve

Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.”

Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat varioojnë nga  2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Protesta per Rrugen e Kombit

PO NDODH/ Protesta per Rrugen e KombitProtestuesit përplasje me Policinë. Qellojne me gurePër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-ne-1100-protesta-kunder-tarifes-se-kalimit-ne-rrugen-e-kombit

Publiée par Ora News sur samedi 31 mars 2018

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY