VIDEO/ protesta te Rruga e Kombit, Policia sulmon me gaz lotsjellës, dhjetëra...

VIDEO/ protesta te Rruga e Kombit, Policia sulmon me gaz lotsjellës, dhjetëra protestues të plagosur

230
0
Shares

Pasi i dhunoi me shkopinj gome, policia ka vendosur që të sulmojë sërish protestuesit në Rrugën e Kombit.

Gazetarët në vendngjarje kanë bërë të ditur se policia këtë herë ka vendosur të sulmojë me gazlotsjellës protestuesit.

Dhjetëra prej tyre kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa bëhet e ditur se tre protestues janë në gjendje të rëndë.

Ata janë transportuar për në spitalin e Kukësit.

Gazetarët lokalë dhe ata të mbërritur nga Tirana për të pasqyruar këtë ngjarje nuk kanë pasur akses në internet, pasi sipas tyre janë hequr valët nga të gjithë operatorët celularë.

Nëse kjo është rastësi apo e qëllimshme, duhet sqaruar nga operatorët privatë të cilët përfitojnë çdo vit miliona euro nga abonentët shqiptarë.

Ndërkohë protesta ka degjeneruar në përplasje pasi sipas raportimeve në vend nga korrespondentëve në vendngjarja policia ka lëshuar gaz spray drejt protestuesve për t’i zmbrapsur.

Protesta per Rrugen e Kombit

PO NDODH/ Protesta per Rrugen e KombitProtestuesit përplasje me Policinë. Qellojne me gurePër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-ne-1100-protesta-kunder-tarifes-se-kalimit-ne-rrugen-e-kombit

Publiée par Ora News sur samedi 31 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY