Pas ministrit të Brendshëm, Haradinaj shkarkon edhe shefin e shërbimit inteligjent

Pas ministrit të Brendshëm, Haradinaj shkarkon edhe shefin e shërbimit inteligjent

76
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra edhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.

Në kërkesën e Haradinajt dërguar kreut të AKI-së të cilën e ka publikuar portali Indeksonline, i kërkohet këtij të fundit largimi i menjëhershëm.

Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit, ka ardhur si rezultat i arrestimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi me kërkesë të shtetit turk.

Mbrëmë në orët e vona krerët e shtetit zhvilluan takim rreth kësaj ngjarje, ku edhe u morr vendimi që sot të shkarkohen drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY