VIDEO/ Deputeti i PD: Shëndetësia falas e Ramës, lë pacientët në rrethe...

VIDEO/ Deputeti i PD: Shëndetësia falas e Ramës, lë pacientët në rrethe me kancer, pa kujdes shëndetësor

64
0
Shares

Deputeti Tritan Shehu vuri theksin në Parlament tek mungesa e sigurisë së ilaçeve dhe kujdesit paliativ si shembull i korrupsionit në shëndetësi.

Shehu përmendi rastin e rëndë të një djali të ri 28 vjeç nga Ballshi me tumor recebral, me metastazë pulmonare, një rast shumë i vështirë, theksoi Shehu.

“Kishte nevojë për kujdes paliativ. Fola me mjekët e Ballshit, fola me mjekun e familjes, me spitalin e Fierit, e vetmja gjë që bënë, e shtruan 4-5 ditë në spital pastaj e kthyen dhe asnjë kujdes. E lanë si bagëti. Pa asnjë kujdes paliativ, pa asnjë njeri që të kujdesej. Mjeku i familjes donte të bënte diçka, por s’bënte dot asgjë në atë situatë sepse mungonte struktura e kujdesit paliativ, krejtësisht në atë rreth, e cila minimalisht gjendet në Tiranë, Durrës, Korçë dhe kaq. Po për pjesën tjetër të Shqipërisë? Sistemi juaj sigurativ nuk bëri asgjë, megjithëse ata ishin të siguruar. Kjo është shëndetësia shqiptare të cilën e krahasoj me shëndetësinë e Afrikës Qendrore”.

Sistemi farmaceutik është në kolaps, tha Shehu duke theksuar se  lista e barnave nuk rinovohet, por vetëm për aferat e grupeve të interesit, në kundërshtim me ligjin. Medikamentet që keni sjellë janë të dyshimta, të paqarta dhe me çmimin që u keni vënë ju favorizoni medikamente të caktuara duke krijuar monopole të kompanive të cilat nuk japin cilësinë e sigurisë medikamentoze që duhet të japin, tha deputeti demokrat.

Fjala e deputetit Tritan Shehu në Parlament.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 29 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY