Edi Rama ndryshon prapë mendje për kapjen e kokainës

Edi Rama ndryshon prapë mendje për kapjen e kokainës

106
0
Shares

Vetëm pak orë pasi është publikuar intervista në “Die Welt” ku Rama citohet të ketë thënë se kapja e ngarkesës së madhe prej 613 kg kokainë në Durrës është bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane sot në mbrëmje ai ka deklaruar një qëdnrim tjetër.

“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”, ka shkruar ai në faqen e tij online.

Kjo është hera e tretë që Rama qarkullon në një kurbë variantesh të ndryshme për kapjen e kokainës. Ditën e kapjes së ngarkesës me narkotikët ai deklaroi njësoj si sot se kapja e saj ishte pasojë e autoriteteve shqiptare të policisë dhe portit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY