Basha, takim me studentët e Shkencave Politike: Situata e rëndë , të...

Basha, takim me studentët e Shkencave Politike: Situata e rëndë , të zotët nuk cajnë dot pa mik

87
0
Shares

Studentë të Fakultetit të Shkencave Politike po zhvillojnë një bisedë me Kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me politikën në përgjithësi dhe sfidat e opozitës në vecanti.

Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së.

“Keni ardhur në moment të veçantë në PD, – u tha Basha, –  se ne po mendojmë të bëjmë transformime. Ju si studentë i dini problemet kryesore se kush janë: korrupsioni, varfëria… Por këto janë pasojat e një sistemi politik të falimentuar. Këto janë pasojat. Po pse ka falimentuar sistemi?!

Njerëzit e zotë me talent e energji nuk çajnë dot pa ndërhyrje e mik tek pushtetarët. Nga ana tjetër ata që nuk janë kaq të aftë e kanë të vështirë të mbijetojnë. Pse? Se një qeveri që i thotë vetes e majtë ka hequr me një të rënë të lapsit, 30 mijë persona nga skema e ndihmës. Kush është zgjidhja sot? “Bananet” apo… ata që janë poshtë bananeve?!

Thelbi i ndryshimit që po nisim në PD është që të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i anëtarëve të PD, duke e bërë atë një parti të vlerave dhe modelit evropian dhe ne krijojmë garancinë se me këto vlera, siç i zbatojmë brenda “shtëpisë”, i bëjnë nesër në qeverisje dhe detyrojmë partitë e tjera të na ndjekin. Tani, jepni pyetjet dhe këshillat për Partinë Demokratike,” tha Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY