DETAJE & EMRI/ E përplasi treni në Rrashbull, 21 vjeçarja humb njërën...

DETAJE & EMRI/ E përplasi treni në Rrashbull, 21 vjeçarja humb njërën këmbë

107
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 21 vjeçare ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore, pasi u përplas nga treni. Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Rrashbullit.  21-vjeçarja Nikita Rama po tentonte të përshkonte një kalesë të paligjshme.

Mësohet se si pasojë e përplasjes nga treni vajza ka humbur njërën këmbë, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia pasi mbërriti në vendngjarje, ndaloi mashinistin deri në sqarimin e rrethanave.

Pak muaj më parë në të njëjtin vend një e moshuar humbi jetën. Ajo u përplas nga treni teksa tentoi të kalonte rrugën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY