FOTO GALERI/ Basha me banorët e përmbytur në Shkodër, Rama vazhdon udhëtimin...

FOTO GALERI/ Basha me banorët e përmbytur në Shkodër, Rama vazhdon udhëtimin turistik

136
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ndohet qysh nga dita e djeshme në Shkodër. Ai teksa vizitoi banorët e përmbytur në Shkodër i bën apel të fortë qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës.

“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit. Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”, shkruan Basha ne faqen e tij ne FB, teksa poston foto me banoret e përmbytur.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, prej disa ditësh, nuk gjendet në Shqipëri, dhe e ndjek situatën nga fotot që i dërgojnë vartësit e tij, pas të cilave komenton në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY