DETAJE/ Trafiku i paligjshëm – Metoda e pazakontë, ndërhyrje estetike klandestinëve

DETAJE/ Trafiku i paligjshëm – Metoda e pazakontë, ndërhyrje estetike klandestinëve

100
0
Shares

Përveç dokumenteve të falsifikuara, të dyshuarit për trafikimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-ve, Kanadasë e Anglisë kanë përdorur metoda të pazakonta për të arritur qëllimin.

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda ka zbuluar një rast, ku ata i kanë bërë ndërhyrje estetike një klandestini për t’i ndryshuar pamjen e jashtme.

Prej kohësh, operacionet estetike nuk janë ekskluzivitet vetëm i njerëzve të ekraneve apo show biz-it.

Por përveç njerëzve të thjeshtë, ndërhyrjet për ndryshimin e pamjes fizike po përdoren edhe nga njerëz të botës së krimit për qëllime të jashtëligjshme.

Kjo metodë nuk është lënë pas edhe nga shqiptarët. I tillë është edhe rasti i një prej qindra episodeve të trafikimit të paligjshëm të shqiptarëve përtej oqeanit Atlantik nga anëtarë të dyshuar të një grupi të madh kriminal të goditur javën e kaluar nga Policia e Shtetit.

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda ka zbuluar të paktën një rast ku trafikantët i kanë ndryshuar pamjen e jashtme të një personi me qëllim futjen e paligjshme të tij në Kanada.

Sipas dosjes, shqiptari me emrin Izmir do të udhëtonte me pasaportën e tij në një shtet të Europës dhe në të njëjtin avion do të gjendej dhe një shtetas bullgar, i ngjashëm me të.

Për realizimin e këtij plani është angazhuar Luan Qyrku, aktualisht i arrestuar dhe një person tjetër. Të tre ata kanë udhëtuar me një mjet me targa shqiptare drejt Bullgarisë.

Sipas prokurorisë, në këtë shtet, Izmiri është dërguar në një institut estetike me qëllim që t’i rregullonin pamjen e jashtme, për të qenë sa më i ngjashëm me personin, të cilit do t’i merrej pasaporta, për të lëvizur me ngjashmëri.

Megaoperacioni që çoi në pranga 39 persona të dyshuar si pjesë e një rrejti trafiku klandestinësh drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë u finalizua në 17 Mars. Sipas prokurorisë, kalimi bëhej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY