MËNYRAT/ Sa e lehtë është të përgjosh Presidentin…?!

Ndaje

Pas deklarates se bere pak dite me pare nga kryetarja e LSI-se, Kryemadhi se edhe presidenti Meta eshte pergjuar, mund te lexoni me poshte se sa e lehte eshte te pergjosh nje president dhe disa nga menyrat per ta bere kete.

Monika Kryemadhi: E dini ju që të gjithë drejtuesit e LSI-së përgjoheshin nga Ministria e Brendshme.

Edhe Ilir Meta është përgjuar?

Monika Kryemadhi: Po është përgjuar. Dhe vazhdon të përgjohet.

Kryeministri përgjon Presidentin?

Monika Kryemadhi: Po patjetër. Justifikohet se përgjon bashkëshortin e kryetares së një partie.
monika-4
Monika Kryemadhi: Do t’ju sugjeroja që të investigonit për aparatura që janë blerë dhe zhdoganuar në doganat e Shqipërisë. Ka dhe shërbime të huaja që e dinë shumë mirë që Kryeministria ka marrë softëare dhe materiale që shërbejnë për përgjime.

Këto deklarata të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi bërë në emisionin “Opinion” ishin të forta, për faktin e vetëm se askush nuk e mendon se si kryeministri mund të përgjojë Presidentin.

Sipas ligjit, institucionet përgjuese të autorizuara në vend, janë Prokuroria, SHISH dhe disa zyra të policisë kriminale. Të gjitha përgjimet e autorizuara janë të riregjistruara në serverin e prokurorisë dhe çdo abuzim në këtë drejtim është i dënueshëm.

Por në fakt akuza, për përgjime ka patur edhe më herët. Gjatë 2016 çështja “Imsi Catcher” ishte patatja e nxehtë në arenën e politikës.

Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të përgjithshëm Haki Çako dhe dy masa arresti shtëpiak, vendime këto që u shfuqizuan nga Gjykata e Apelit. Bëhej fjalë për akuza në lidhje me përgjime të paligjshme.

Në lidhje me akuzat e zonjës Kryemadhi ende jemi duke investiguar, por ajo që do t’ji tregojmë sot janë disa nga mënyrat që përdori organet ligjzbatuese shqiptare për të përgjuar.

Strukturat e shtetit tonë përdorin dy lloj përgjimesh. I pari është nëpërmjet telefonave, ku më të thjeshtit janë telefonat e shtëpisë, më pas mesazhet në celularë dhe më të vështirat janë thirrjet telefonike. Po ashtu dhe aplikacionet Whatsapp dhe Viber.

Ndërsa i dyti është përgjimi ambiental, i cili bëhet në ambiente publike, pasi në ambiente private është i ndaluar (por në rrugë antiligjore, për motive të ndryshme, nga persona apo subjekte të ndryshme përdoret edhe në pronat private).
imsi-catcher-800x450-1-768x432
-Përgjimi ambiental
Përgjimi ambiental është i njohur jo shumë në vendin tonë për faktin se aparaturat kanë munguar dhe në të shumtën e rasteve janë blerë jashtë vendit. Por, vitet e fundit, çmimet e përgjuesve ambientalë, ku kemi renditur disa prej tyre, kanë zbritur ndjeshëm, sa mund të blihen edhe nëpërmjet internetit. Kryesisht, këto aparatura blihen për konkurrencë biznesesh, për tradhti bashkëshortore, ose për motive të tjera. Megjithatë, nuk përjashtohen rastet, kur përdoren edhe nga strukturat shtetërore, sidomos për të arritur në zbardhjen e ndonjë krimi ose në denoncimin paraprak të tij. Por, strukturat shtetërore, për përgjimet ambientale përdorin mjetet më të sofistikuara dhe më të arrira, ndryshe nga ato që mund të përdoren edhe nga privatët.

Një prej këtyre aparaturave janë makinat, të pajisura me të gjithë teknologjinë e nevojshme për video dhe audio, që kryesisht instalohen në furgonë, për të mbajtur nën vëzhgim elementë kriminalë, sidomos në zbulimin e korrupsionit, ose parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë. Në pamje nga jashtë, makinat duken normale, ndërkohë që brenda tyre, kanë kamera të sofistikuara, mikrofona me valë që thithin zërin deri në 300 metra dhe programe të posaçme për regjistrimin e tyre, ose filtrimin, kur kemi të bëjmë me zona urbane dhe audio mund të çakordohet. Por, mikrofona të tillë, kryesisht përdoren në zona të hapura dhe banesa të veçuara, megjithëse për to, ekzistojnë edhe antipërgjuesit.

-Përgjimi i telefonit
Ajo që për shqiptarët mbetet një enigmë e madhe është përgjimi telefonik, saqë shpeshherë themi na kanë vënë në përgjim telefonin, pavarësisht se mund të mos ketë asnjë arsye. Realizimi i përgjimit telefonik bëhet në disa mënyra dhe nga struktura të posaçme. Përgjimet e telefonave fiks janë më të lehtë, për vetë arsyen se në shërbimin e telefonisë fikse, zëri nuk kriptohet. Kjo do të thotë se kushdo që lidhet paralel me linjën tuaj të telefonit fiks mund të dëgjojë atë që ju dëgjoni apo flisni. Më vështirë paraqitet çështja për thirrjet me celularë. Fillimisht, për një përgjim celulari duhet të identifikohet personi që përgjohet. Por, kjo arrihet nëpërmjet kompanive celulare, të cilat e kanë detyrim ligjor regjistrimin e abonentëve.

-Vendndodhja
Në ndryshim nga telefonia fikse, celulari të lejon të flasësh edhe kur zhvendosesh nga një vend në tjetrin. Sipas specialistëve, sistemi i gjeneratës së dytë të telefonisë celulare GSM mundëson të përcaktojë vendndodhjen e një abonenti, bazuar në qelizën (cell) që atij i shërben. Kjo vendndodhje nuk është e përpiktë dhe në qytet lëviz, në një rreze më të vogël se dy km, ndërsa për zona rurale shkon deri në rreze teorike prej 35 km, pasi kjo varet nga antenat e vendosura nga kompania përkatëse celulare.

-SMS-të
Mesazhet përgjohen lehtësisht, pasi përdoret serveri i kompanisë, të cilit mund t’i vendosen parametra të ndryshëm, si për kohëzgjatjen e ruajtjes së SMS-ve, apo edhe për parametrat e kujtesës. Bashkë me tekstin e mesazhit ruhen edhe të dhënat e tjera identifikuese, si emri i marrësit apo dërguesit, ora e saktë dhe telefoni i përdorur.

-Përgjimet e SHISH
Në sistemin GSM, mund të përgjohen edhe bisedat telefonike. Ky lloj përgjimi është shumë i sofistikuar dhe kërkon shpenzime të mëdha në pajisje. Sipas specialistëve, sistemi GSM i mundëson çdo abonenti të ketë një kod të veçantë, për çdo bisedë që ai kryen, kështu që është shumë e vështirë që të realizohet shkodimi i bisedës. Megjithatë, duke përllogaritur miliona algoritma në sekondë, është e mundur të bëhet transkriptimi i bisedës. Kjo pajisje kushton disa milionë euro dhe mund të instalohet si në centralet e telefonisë celulare, ashtu edhe në qendra përgjimi shtetërore. Sipas informacioneve, SHISH e zotëron një pajisje të tillë. Po ashtu ka sisteme të tjera në Shqipëri të aplikuara prej të huajve, që kanë kapacitete të konsiderueshme dhe mund të transkriptojnë disa dhjetëra thirrje në sekondë, bazuar në fjalë kyçe, që përbëjnë probleme si p.sh drogë, armë etj.

-Përgjimet e tjera
Veç kësaj, përgjimi i celularëve bëhet vetëm nëse dekodifikon informacionin që kalon nga celulari tek antena (Cell). Po të dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2, kjo mund të bëhet pa shumë mundim. Mjafton të jesh afër celularit që do të përgjosh. Por, kodin “Ka” e dinë vetëm kompanitë celulare dhe e vënë në dispozicion vetëm për strukturat shtetërore. Praktikisht nuk ekziston ndonjë aparaturë e tillë dhe e gjithë loja luhet rreth kodeve Ka, të cilat gjenden në databazat më të sigurta të kompanive celulare. Nëse dikush arrin të vjedhë databazat e një kompanie, ka në dorë informacionin më të vyer sot për sot. Personi mund të klonojë çdo lloj numri dhe të përgjojë pafundësisht.

-Klonimi i kartës
Të klonosh një celular do të thotë të krijosh një kopje identike të një numri dhe të marrësh thirrjet e telefonit origjinal. Por edhe në këtë rast, nuk mund të përgjosh kurrsesi pa pasur kodet Ka, të cilat vihen në dispozicion nga kompanitë celulare. Vite më parë është arritur që të thyhen këto kode, por kompanitë futën në qarkullim një version të ri.

Disa nga përgjuesit

Sim Card
Mekanizmi është një kuti e vogël, në të cilën futet një kartë SIM, pa PIN. Aparatura lihet në një vend, ku do të përgjosh dhe më pas, nëpërmjet telefonit i bie numrit që ke lënë brenda saj. Ai numër hapet automatikisht dhe mikrofoni thith audion në një rreze prej 3 metrash

Varëse rrobash
E varur në mur, kjo përdoret zakonisht për në ambientet e brendshme të zyrave apo shtëpive, pasi në pjesën e sipërme të saj ka të instaluar një minikamera, e cila i shkarkon videot me fishë normale kompjuteri. Ato mund të përdoren edhe në tualete të ndryshme në vende publike.

Orë me kamera
Ora është futur ndjeshëm si një mjet përgjimi audio dhe video, saqë përdoren ora muri, ora dore, ora tavoline, të cilat janë të pajisura me minikamera që filmojnë me cilësi të lartë audio dhe videoje. Ato zakonisht përdoren për përgjime në ambiente të ndryshme të brendshme
kamera-e-fsheshte-ne-ore-dore-klasike-me-zinxhirSyzet e ndryshme
Syzet prej pak vitesh njihen si një mjet që përdoret për përgjim, në të cilat ka kamera të instaluara. Kryesisht janë përdorur syzet e diellit, por me zhvillimin e teknologjisë, ato janë sofistikuar. Ato përdoren edhe syze profesionale, ose syze uji. Ato filmojnë deri në 4 orë
de01675b119c48dfceb02d8fe1ee5396_upload-1-768x576
Libër spiun
Nëse keni nevojë për diçka që nuk bie në sy është “libri kamerë”, i cili e bën këtë punë. Ai vendoset në raftin e librave dhe kamerën e ka të instaluar brenda, të cilën mund ta komandosh me një pult me valë “ëireless”. Libri është i pajisur me kanal transmetues 2.4 GHz

Çakmak
Quhet “Timystik” dhe duket tamam si një çakmak, por në fakt është një kamera e fshehur me rezolucion të lartë, i cili mund të përdoret edhe si ueb-kamera. Është i lehtë në përdorim, thjesht duhet të shtypësh një buton. Ka memorie 4 GB dhe rezolucion VGA. Shkarkon në kompjuter

Ventilator
E vogël, tamam si një freskuese që mund ta vendosësh në tavolinë, ose pranë vendit të punës. Është mjeti për të përgjuar më së miri punonjësit, si në kompani private, ashtu edhe shtetërore. Ajo vihet në punë me korrent dhe me kabull mund të shkarkosh filmimet deri në 7 orë

Çelës makine
Tashmë ka dalë çelësi më i ri në qarkullim. Në variantet e mëparshme, çelësi-kamera, i cili i ngjan një pulti makine, jepte një sinjal drite, që mund të binte në sy dhe shkatërronte përgjimin, por tashmë, çelësi më i ri e fik dritën sapo aktivizohet për të regjistruar video.

Kanoçe për pije
Njerëzit mund të mbajnë me vete një kanoçe me pije joalkoolike kudo që shkojnë dhe të tjerët do të mendojnë se janë fryrë me aciditet. Mos mendoni kështu. Kjo është mënyra për të marrë informacion me video dhe audio deri në 4 GB. Kjo kamera regjistron me rezolucion 640×480

Kopsë
Kur vishen me kostum, kur xhaketa është e mbyllur, një kopsë mund të mos jetë si të tjerat. Ajo është minipërgjues, i lidhur me një USB. Zakonisht, profesionistët, kur marrin përgjues të tillë, kujdesen që edhe kopsat e tjera të jenë të njëjta. Edhe kjo ka një memorie prej 4GB

Makinë llogaritëse
Sërish në zyra mund të biem viktima të përgjuesve lehtë. Makinat llogaritëse janë të adaptuara për të kryer filmime, duke i lënë të ndezura, sikur po nxjerr bilancet e fundit të vitit. Ajo mund të regjistrojë deri në dorë, por kur karikon bateritë sërish, vazhdon regjistrimi

Kuti letrash
Kjo është një risi. Zakonisht, femrat mbajnë kuti për letra duarsh, sidomos të lagura. Një dhuratë e tillë mund të jetë e rrezikshme, pasi veç funksionit të mbajtjes së letrave, kutia kryen edhe funksionin e një kamere të fshehur, që nuk dallohet nga një person i thjeshtë

Stilolaps
Shanset janë që me një stilolaps, mund të shohësh edhe televizion. Bëhet fjalë për shumë funksione njëherësh, pasi stilolapsi është i pajisur me minikamera dhe lidhet me ëireless. Thjesht shtyp butonin, sikur do të shkruash dhe pamjet transmetohen në vendin e paracaktuar
Stilolaps-me-kamer-spiune
Arushi
Të bën për vete kur e shikon dhe falënderon nga zemra njeriun që ta ka bërë dhuratë. Por, është një ndër mekanizmat më të sofistikuar për përgjim ambiental, pasi edhe filmimet i ka të një cilësie shumë të lartë dhe kamera nuk e dallon asnjë se ku është, veç atij që e dhuron

Kollare
Veçse tregon pamjen zyrtare, tashmë kollarja përdoret edhe për përgjim. Mund të regjistrojë deri në 6 orë dhe komandohet me një flash, i cili ka edhe memorien brenda, që mund ta mbash në xhep, ose ia jep dikujt tjetër që nuk ndodhet shumë larg kollares-përgjuese. Duhet kujdes

Vazo lulesh
Kjo përdoret zakonisht kundër hajdutëve. Familja që del për një darkë dhe lë shtëpinë vetëm, mund të aktivizojë regjistrimin e një kamere të vendosur në vazo për të regjistruar gjithçka brenda një harku kohor të caktuar. Nëse USB-ja lihet në kompjuter, videot ruhen dy herë

Rrip mesi
Kur dështojnë kopsat, kollarja, stilolapsi apo ndonjë mjet tjetër përgjimi që vendoset në trup, tashmë është shtuar edhe rripi i mesit. Xhaketën nuk mund ta mbash mbyllur në një ambient të brendshëm, kështu që përgjimet mund t’i kryesh edhe me anë të minikamerës në një rrip

Kapele sportive
Kapelja përdoret kryesisht në plazh, e cila shkon edhe me syzet. Pikërisht në vendin që ajo lirohet ose shtrëngohet sipas përmasave të kokës është edhe vendi i shkarkimit të videove që bëhen nga një kamerë e vendosur në pjesën ballore të saj, por të kamufluar nga specialistët

Detektor duhani
Në çdo dhomë hoteli gjeni një detektor duhani. Por mund të mos jetë i tillë. Ai mund të jetë përgjues i sofistikuar, me audio dhe video që komandohet nga një distancë e caktuar, i cili është vendosur me qëllim të caktuar, që t’ju përgjojë juve. Provoni më parë cigaren se sekretin. GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje