DETAJE/ Trafikuan 950 kg kokainë nga Holanda në Itali, 11 shqiptarë të...

DETAJE/ Trafikuan 950 kg kokainë nga Holanda në Itali, 11 shqiptarë të arrestuar bashkë me kapon bashkëkombës

109
0
Shares

Një tjetër operacion i suksesshëm i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptaro-italiane trafikantësh kokaine nga Spanja e Holanda drejt Italisë.

14 persona janë arrestuar 11 prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Sipas Financës mendohet kjo organizatë ka trafikuar rreth 950 kg kokainë me vlerë 35 milionë eruo.

Operacioni i koduar “Ari i bardhë” ka nisur hetimet në vitin 2015 pas arrestimit në qytetin e Breshës të një korrieri shqiptar me 20 kg kokainë e 3 pistoleta.

Grupi i trafikantëve drejtohej nga shqiptari N. F., 56 vjeç i cili ishte dhe pronar i një shoqërie auto transporti me seli në komunën Cantù në provincën e Komos.

Kokaina trafikohej nga Spanja e Holanda drejt Italisë me anë të automjeteve në pronësi të kësaj shoqërie transporti. Kokaina fshihej mes mallrave që tregtoheshin për transport e më pas shpërndahej për të furnizuar me shumicë dhe pakicë tregjet e drogës në provincat e Leko, Komo. Monza e Milano. Baza e këtij grupi trafikantësh ishte provinca e Monzës.

Në daljen për mediat Policia financiare italiane ka deklaruar se kjo organizatë vlerësohet se ka trafikuar rreth 950 kg kokainë në vlerë 35 milionë euro. Pesë prej shqiptarëve të arrestuar janë skeduar më parë nga policia italiane për vepra të ndryshme penale.

M. C., italian datëlindja 1985,

C. C., italiane, datëlindja 1978,

C. A., italian, datëlindja1964,

N. F., shqiptar datëlindja 1962, rezident në Brianza, pronar i shoqërisë së transportit e kreu i kësaj organizate trafikantësh 

D. E., shqiptar datëlindja1955, banues në Monza,

T. O., shqiptar datëlindja1983, banues Nibionno

H. O, shqiptar, datëlindja1985, banues në Monza e Brianza

K. A., shqiptar, datëlindja1977, banues në Como

P. M, shqiptar, datëlindja 1975, banues në Milano

R. B., shqiptar, datëlindja 1971, banues në Monza

S. A., shqiptar, datëlindja 1980, banues në Vimercate

S. G., shqiptar, datëlindja 1982, banues në Monza

T. F., shqiptar datëlindja 1971, banues në Savona

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY