VIDEO/ Sekuestrimi i pronave të të dënuarit për trafik droge, banorët rezistencë Oficerëve të Policisë Gjyqësore

Shares

Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbërritën këtë të mërkurë në pallatin e ndërtuar nga Luan Spahiu, në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e aseteve në vlerë 10 milionë dollarë të Spahiut, pasi ai rezulton i dënuar në Gjermani me 5 vite burg për trafik kokaine nga Kolumbia. Akuza thotë se 53-vjeçari nuk i justifikon pronat dhe për këtë arsye ka nisur edhe një hetim pasuror.

Por oficerët e policisë hasën në kundërshtimin e banorëve (Video), të cilët pretendojnë se i kanë blerë apartamentet me kontrata të rregullta nga ndërtuesi.

Pronat e Luan Spahiut, i njohur edhe me emrin Luan Pinari nisën të sekuestrohen për shkak të Ligjit Antimafia. Sipas Prokurorisë, rezulton ato janë përfituar nga trafiku i kokainës. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se ndaj Pinarit pritet të nisë një proces për veprën penale të pastrimit të parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...