EMRI/ Kush është shqiptari i Kamorras, njihet si “ultras” i Lacios

EMRI/ Kush është shqiptari i Kamorras, njihet si “ultras” i Lacios

147
0
Shares

Mediat italiane japin detaje nga megaoperacioni i sotëm në Romë dhe në Napoli. Duke cituar policinë ato raportojnë se është i përfshirë edhe një shqiptar: Arben Zogu. Ai njihet si krahu i djathtë i bosit të Camorras. Arben Zogu njihet edhe si pjesë e grupit “ultras” të tifozëve të Lacios. Ai njihej edhe si Rikardino, ose “Ricky”, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë operacionit që çoi në shkatërrimin e dy organizatave kriminale të trafikut të drogës, të lidhur me mafian italiane Ndrangheta e Camorra, janë kontrolluar 44 banesa, disa prej tyre në lagjen periferike romane San Basilio.

Në operacion u përfshinë rreth 200 forca policie, të cilët kanë ekzekutuar urdhër arrestimin për 19 persona,16 në burg dhe 3 në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të kokainës, pjesëmarrjes në organizim mafioz e armëmbajtje pa leje.

Mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë të tjerë.

Hetimet kanë zbardhur se këto dy grupime kriminale të armatosura e me aktivitet me trafikun drogës vepronin në sinkron me njëra-tjetrën.

Njëri prej tyre drejtohej nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella.

Ndërsa grupi tjetër drejtohej nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico të cilat vepronin në provicën e Romës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY