EMRI & FOTO/ Lezhë, skandali pronave, Nënkryetarja e bashkisë flet për arrestimet:...

EMRI & FOTO/ Lezhë, skandali pronave, Nënkryetarja e bashkisë flet për arrestimet: Rama “gjueti shtrigash” ndaj PD

154
0
Shares

Nënkryetarja e bashkise Lezhe, Alfrida Marku, ka reaguar ashpër për arrestimin e kreut të bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe nënkryetarit të bashkisë.

Në një deklatë për mediat, Marku thotë se “politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm”. 

Sipas saj arrestimi është politik dhe Rama ka nisur “gjuetinë e shtrigave” ndaj PD-së.

Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike”, shprehet Marku.

Për Markun, asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit.

“Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë”, shton Marku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY