Vriten dy vëllezër në mesnatë, njëri ushtarak

Vriten dy vëllezër në mesnatë, njëri ushtarak

88
0
Shares

Dy vëllezër u vranë në mesnatë nga një atentat në një fshat të kosovës. Ngjarja ndodhi në Plloqicë të Malishevës, rreth orës 1 pas mesnatës. Nga burime mediatike mesohte se viktimat ishin vëllezër dhe njëri nga ta ishte pjesëtar i FSK’së.

Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo media ka kuptuar nga burimet se emrat e vëllezërve të vrarë janë Sh. M, 44-vjeçar dhe B. M, 33-vjeçar.

Burime të medias bëjnë të ditur se njëri nga viktimat ishte pjesëtar i FSK’së.

Dy persona kanë mbetur të vrarë në orët e para të mëngjesit në Malishevë dhe rasti është  konfirmuar për mediat nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY